RECETA GATIMI
Pasta dhe rizoto

Spageti me Ton dhe Kërpudha

Përbërësit
  • 120 gr spageti
  • 2 thelpinj hudhër
  • gjysmë spec djegës
  • kërpudha
  • 1 tufë majdanoz
  • domate (e tharë)
  • 50 gr ton
  • domate qershi
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • pak ujë
  • vaj ulliri
  • kripë
  • piper
Përgatitja
1
Zieni spagetit në një enë me ujë të kripur. Pastroni hudhrat, specin djegës dhe kërpudhat dhe grijini imët. Grini edhe majdanozin dhe domaten e tharë.
2
Vendosni një tigan me pak vaj ulliri në zjarr mesatar. Skuqni hudhrën për disa minuta. Shtoni tonin, specin djegës, kërpudhat dhe pomodorinit. Shtoni pak kripë, piper dhe ujë. Gatuajini për disa minuta.
3
Shtoni në të spagetit, majdanozin dhe 1 lugë gjelle gjalpë. Përziejini mirë.
4
Vendosini në një pjatë për servirje. Dekorojeni me pak majdanoz.

Related Articles

Tortelini me lëng

admin

Makarona në tavë me Djathë dhe Proshutë

admin

Makarona me Bizele

admin

Leave a Comment