RECETA GATIMI
Pjata kryesore

Peshk me Tartuf dhe Perime

Është një recetë e thjeshtë që mund të gatuhet në çdo stinë mjafton që të pëlqeni peshkun dhe perimet. Kur i kombinoni bashkë do të merrni gatimin më të shijshëm
Përbërësit
  • 1.5 kg peshk
  • 400 gr argjinare
  • 350 gr kungull
  • 200 gr kërpudha
  • 200 gr qepë
  • 15 gr tartuf (i zi)
  • 1 gotë verë
  • kopër (e freskët)
  • vaj ulliri
  • kripë
  • piper
Përgatitja
1
Pastroni peshkun dhe shpëlajeni mire. Hidhini vaj, pak kripë dhe piper.
2
Pastroni edhe kungullin nga farat dhe prejeni në copa të mëdha.
3
Pastroni edhe argjinaret dhe prejini në kuba. Hiquni edhe pjesën e poshtme kërpudhave, pastaj prejini në gjysmë. Hidhuni edhe perimeve pak vaj, një majë luge kripë dhe pak piper. Lyeni një tepsi me vaj dhe vendosini me radhë, peshkun, perimet.
4
Piqeni në 200 ° celsiues për 10 minuta. Hiqeni nga furra, trazoni perimet dhe shtoni një gotë verë mundësisht të llojit “Madeira” dhe pastaj vazhdoni të gatuani për 10 minuta të tjera. Hiqeni nga furra, zbukuroni me kërpudhat dhe perimet e tjera, duke shtuar pak kopër sipër.

Related Articles

Mish Pule me salcë pesto

admin

Filetë Viçi me Ftonj

admin

Makarona me Proshutë dhe Brokoli të pjekur

admin

1 comment

Peshk me Tartuf dhe Perime - Receta Gatimi November 24, 2018 at 10:19 am

[…] post Peshk me Tartuf dhe Perime appeared first on Gatime […]

Reply

Leave a Comment