RECETA GATIMI
Embelsira Te shpejta

Palaçinka

Përbërësit
250 gr miell
500 ml qumësht
3 vezë
100 gr gjalpë (i shkrirë)

Përgatitja
1
Në një enë shtoni miellin, qumështin dhe i trazoni mirë. Ndërkohë në një enë tjetër shtoni vezët, i rrihni mirë dhe ja shtoni enës me qumësht.
2
Mbështilleni enën me një letër kuzhine dhe e lini të pushojë për disa minuta në temperaturë ambienti. Më pas i shtoni gjalpin dhe e trazoni përsëri.
3
Në një tigan me nxehtësi mesatare shkrini pak gjalpë. Merrni një garuzhde nga masa që përgatitëm dhe e lini të piqet mirë nga të dyja anët. Bëni tre të tilla.
4
Në fund mund ti shtoni sipër çokollatë dhe luleshtrydhe. Palaçinkat janë gati!

Related Articles

Sallatë me finok dhe misra

admin

Gurabije

admin

Pite të mbushura me Proshutë pule dhe Djathë

admin

Leave a Comment