RECETA GATIMI
Pasta dhe rizoto

Makarona të mbushura me Proshutë

Përbërësit
120 gr makarona (guackë )
120 gr proshutë e tymosur
1 tufë qepë e njomë
300 gr djathë (i butë)
1 qepë
2 thelpinj hudhër
1 gotë verë e bardhë
1 domate
djathë parmixhano
majdanoz
kripë
piper

Përgatitja
1
Prejeni proshutën e tymosur në copa të vogla. Kombinoni barishtet e qepës me djathin e butë. Zieni makaronat guackë ‘conchiglioni’ në ujë të kripur për disa minuta.
2
Skuqni qepën, hudhrat dhe proshutën në një tigan me vaj ulliri. Shtoni 1 gotë verë të bardhë dhe 1 domate të grirë dhe gatuajini për disa minuta.
3
Mbushni makaronat guackë me përzierjen me djathë. Shtrojeni përzierjen me proshutë në një tavë. Vendosni mbi të makaronat e mbushura dhe spërkatini me djathë parmigiano.
4
Piqini në furrë në temperaturën 180 gradë Celcius për 20 minuta.
5
Vendosini në një pjatë për servirje dhe dekorojini me majdanoz.

Related Articles

Orizi i të dashuruarve

admin

Lazanja me Ragu Lepuri dhe Kërpudha

admin

Oriz me Kastraveca turshi dhe Ullinj

admin

Leave a Comment