RECETA GATIMI
Kalorike Pasta dhe rizoto

Makarona me Fruta Deti dhe Salcë

 

Përbërësit
  • 120 gr makarona
  • 100 gr skampi
  • 100 gr midhje
  • 50 gr karkaleca
  • 50 gr kallamar
  • 50 gr oktapod
  • 200 gr domate
  • 2 thelpinj hudhër
  • pak vaj ulliri
  • pak majdanoz
  • pak kripë (perimesh)
  • pak verë e bardhë
Përgatitja
1
Vendosim tiganin në zjarr pak vaj ulliri hedhim 2 thelpi hudhër dhe e kavardisin shumë pak sa të lëshojë aromën, më pas e heqim nga zjarri.
2
Hedhim frutat e detit i kavardisim për gati 3 minuta, pasi i shuajmë me pak verë të bardhë e lëmë derisa vera të avullojë.
3
Më pas shtojmë domatet dhe të gjitha erëzat në mënyrë që salca të bëhet më e shijshme.
4
Makaronat i kemi zier paraprakisht jo shumë të buta.
5
Pasi u kemi hequr ujin. I hedhim në tiganin ku kremi përgatitur salcën dhe frutat e detit dhe i lëmë për dy minuta duke I përzier vazhdimisht.
6
I servirim në pjatë.

Related Articles

Kek çokollate me Salcë molle

admin

Byrek me Gjel Deti

admin

Makarona me Speca

admin

Leave a Comment