RECETA GATIMI
Pjata kryesore Te shpejta

Karpaço e ngrohtë me Finok

Receta me finokë dhe fruta të thata, si arra, stika pishe dhe fiq të thatë. Përgatiteni shumë thjesht në një tigan për rreth 10 minuta dhe shijojeni.

Përbërësit
  • 350 gr mish lope (me copa)
  • 150 gr finok
  • 10 gr stika pishe
  • 10 gr arra
  • fiq të thatë
  • uthull molle
  • vaj ulliri
  • kripë
Përgatitja
1
Për recetën me karpaço të ëmbël, copëzoni arrat, stikat e pishës dhe fiqtë e thatë.
2
Prisni edhe kërcejtë e finokut.
3
Hidhni 4 lugë vaj ulliri në një tigan dhe skuqini për 5 minuta, shtoni edhe frutat e thata, një majë luge me kripë, një lugë uthull molle, trazojini dhe gatuajini së bashku në tigan për disa sekonda, në zjarr të mesëm.
4
Vendosni mbi këtë salcë edhe fetat e mishit.
5
Vendosni kapakun dhe lëreni për 2 minuta, në zjarr të ulët.
6
Fikeni zjarrin dhe për dy minuta do të jenë gati. Shtoni kripë dhe shërbejeni.

Related Articles

Flija e Shijshme nga Prushi i Traditës Shqiptare

admin

Zog me Pilaf

admin

Bërxollë Gici

admin

1 comment

Karpaço e ngrohtë me Finok - Receta Gatimi November 24, 2018 at 10:19 am

[…] post Karpaço e ngrohtë me Finok appeared first on Gatime […]

Reply

Leave a Comment