RECETA GATIMI
Perime Pjata kryesore Vegjetariane

Domate me djathë në furrë

Përbërësit:

4 feta djathë të bardhë
1 domate
Vaj ulliri
Piper i zi
Piper i kuq
Rigon
Kripë

Përgatitja:

Në një tavë prej qelqi jo shumë të madhe shtrojmë një letër alumini. Më pas vendosim fetat e djathit të bardhë. Domaten e presim në formë rrethore, në katër feta jo shumë të holla.
Fetat e prera të domateve i vendosim mbi secilën copë djathi. Mbi to hedhim vajin e ullirit, aq sa t’i mbulojë copat e djathit.
Shtojmë gjithashtu piperin e zi, piperin e kuq, rigonin dhe në fund hedhim edhe kripën.
Ndezim furrën në temperaturën 200 gradë dhe e vendosim pjatën në të. E lëmë për rreth 25-30 minuta dhe më pas e heqim nga furra. Mund t’a konsumoni më vete ose si një pjatë shtesë në vaktin tuaj të drekës ose darkës.

Related Articles

Sallatë me Patate

admin

Supë me Spinaq

admin

Kunguj të mbushur me Perime dhe Salcë kosi

admin

Leave a Comment