RECETA GATIMI
Pjata kryesore

Pule me pershesh

Me siguri pula me përshesh është e preferuara juaj kur bëhet fjalë për natën e ndërrimit të viteve. Pikërisht për këtë arsye  ju sjellim recetën e Receta Gatimi me përgatitjen e saj. Tanimë nuk do ju duket aq e vështirë…
Përbërësit
  • koncentrat pule Gallina Blanca
  • vaj ulliri  Olitalia
  • pulë
  • miell gruri Teuta
  • miell misri Teuta
  • kripë
  • 2 gota ujë
  • 2 kokrra qepë (të grira imët)
  • majdanoz
Përgatitja
1
Në një enë copëtoni imët “Gallina Blancën”. Shtoni vajin e ullirit . Vendosni pulën në një tenxhere për të zierë. Sipër i shtoni masën që përgatitëm.
2
Ndërkohë në një enë shtoni miellin e grurit dhe të misrit “Teuta”. Shtoni pak kripë, ujë dhe punojeni mirë brumin. Vendoseni në furrë për 30 minuta.
3
Në një tigan me vaj ulliri skuqni qepën. Shtoni pak nga lëngu i pulës dhe majdanozin. Nxirrni kulaçin dhe e grini imët me dorë.
4
Kalojeni tek tigani dhe e trazoni mirë. Tani e servirni në një pjatancë të madhe dhe sipër i vendosni pulën. Ju bëftë mirë!

Related Articles

Tavë me Speca të mbushur

admin

Salmon me perime

admin

Makarona me Kungull

admin

1 comment

Pule me pershesh - Receta Gatimi November 28, 2018 at 5:55 pm

[…] post Pule me pershesh appeared first on Gatime […]

Reply

Leave a Comment