Fergese me Qepe te Njoma

Kalorike

Kjo është një recetë e thjeshtë në përgatitje, e lehtë në shije dhe fantastike për të shoqëruar çdo gatim.

Fergese me qepë të njoma shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me bukë të thekur misri apo gruri.

Më poshtë do të gjeni nga Recetagatimi.online hapat e thjeshtë në përgatitjen e kësaj recete thjeshtë dhe vetë në shtëpi.

Përbërësit 

(Përbërësit zgjidhen bazuar në numrin e personave për të cilët do gatuani. Përbërësit më poshtë janë për 3-4 persona)

1 tufë e plotë me qepë të njoma

4-5 lugë gjizë e freskët

100 ml qumësht (dy filxhanë kafeje)

1 kokërr vezë

Kripë

Piper

Një lugë gjelle vaj ulliri

Një lugë gjelle gjalpë të freskët

Majdanoz

Përgatitja  

Si fillim rrihni vezën në një tas dhe ta lini mënjanë.

Vendosni një tigan në zjarr.

Shtoni gjalpin dhe vajin e ullirit, shtoni më pas tufën e qepëve të njoma, të cilat më parë i keni pastruar me ujë të bollshëm dhe i keni grirë hollë.

Kaurdisini për disa minuta derisa qepët e njoma të jenë zbutur mjaftueshëm duke bërë kujdes që të mos digjen.

Më pas shtoni gjizën, kaurdiseni masën për 2-3 minuta derisa të njëtrajtësohet dhe më pas shtoni qumështin. Përziejeni masën, shtoni kripë dhe piper sipas preferencës.

Shtoni vezën e rrahur duke e përzjerë masën shpejt dhe pa ndërprerje në mënyrë që veza të përhapet në mënyrë të njëtrajtshme.

Përzjeheni masën për pak minuta dhe më pas largojeni nga zjarri.

Nëse dëshironi mund ta hiqni pak më parë nga zjarri dhe ta vendosni për pjekje edhe 10 minuta në furrë të parangrohur në temperaturë maksimale.

Shërbejeni të ngrohtë dhe nëse dëshironi mund ta spërkasni sipër me majdanoz të grirë hollë.

Fergese me qepë të njoma mund të përgatitet edhe me kos në vend të qumështit.

Kjo fergese është e shkëlqyer dhe kombinohet me gatime të ndryshme.

https://www.recetagatimi.online

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *