Byrek me Gjizë dhe Qepë

Brumera

Qepa e thatë i jep gjizës një shije unike ashtu si edhe gjithë byrekut kur përgatitet. 

Kjo është një recetë e thjeshtë e përgatitjes së byrekut me gjizë në shtëpi.

I gjithë sekreti i kësaj recete dhe shijes së veçantë që ka është kombinimi i gjizës me qepë të thatë.

Qepa e thatë i jep gjizës një shije unike ashtu si edhe gjithë byrekut kur përgatitet.

Më poshtë, Gatimeshqiptare.com ju sjell hapat që duhet të ndiqni për përgatitjen e recetës së këtij byreku në shtëpi, për ta shijuar bashkë me gjithë familjen.

Përgatitja e Byrekut me Gjizë dhe Qepë të Thata

Përbërësit 

500 gr gjizë me kripë

1 kokërr mesatare qepë e thatë

500 gr Miell

250 ml Ujë

Vaj Ulliri

Pak gjalpë fshati

Sodë Buke

Përgatitja e brumit dhe mbushjes me gjizë

Si fillim, përgatisim brumin, duke hedhur në një tas të madh miellin.

Pasi bëjmë një gropë në mesin e miellit hedhim kripën, sodën dhe i përzjejmë me dorë ndërsa nisim të shtojmë ujë të vakët derisa brumi të krijohet në një masë të butë dhe të përshtatshme për t’u hapur në formën e petës.

Brumin e përftuar e mbulojmë me një pecetë të pastër dhe e lëmë përreth gjysmë ore që të pushojë ndërsa nisim përgatitjen e mbushjes me gjizë dhe qepë.

Për përgatitjen e mbushjes, qepën grijeni shumë imët në rende.

Kalojeni në tigan të madh me pak vaj ulliri dhe gjalpë të freskët dhe kaurdiseni për pak minuta.

Shtoni më pas gjizën, kaurdisini bashkë për disa minuta të tjera e më pas largojini nga zjarri.

Përgatitja e  Byrekut 

Pasi e përgatisim mbushjen me gjizë, e lëmë të ftohet.

Nëse dëshironi për më shumë shije gjizës mund t’i shtoni edhe pak majdanoz të grirë hollë.

Gjatë kësaj kohe brumi është gati për t’u punuar.

Brumin e ndajmë në 10 kuleçë të vegjël dhe nisim hapjen e petave.

Në tepsinë e lyer me vaj ulliri, shtrojmë tre petat e para duke u hedhur secilës nga disa pika vaj ulliri.

Më pas shtrojmë pjesën e parë të mbushjes me gjizë.

Vijojmë me shtrimin e dy petave të tjera dhe më pas hedhim sërish një pjesë të mbushjes me gjizë e qepë.

Pas kësaj, sërish shtrojmë dy peta të tjera duke i spërkatur gjithmonë me disa pika vaj ulliri.

Hedhim dhe pjesën tjetër të mbushjes dhe vijojmë shtrimin e dy petave të tjera.

Hedhim edhe pjesën tjetër të mbushjes me gjizë dhe më pas shtrojmë tre petat e fundit duke u sërish disa pika vaj ulliri.

Byrekun e pjekim në furrë në 180 gradë për 20-30 minuta deri sa të marrë pjekjen e duhur.

Në fund të përgatitjes, pasi byreku është pjekur e nxjerrim nga furra dhe e lyejmë me një lugë gjalpë fshati.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *