Shqeto Permeti

Pjata kryesore

Një recetë shumë e shijshme dhe kalorikeMajdanozi, piperi i zi dhe limoni ia shtojnë shijen mishit të qengjit të gatuar në këtë mënyrë.

Përbërësit

  • 700 – 800 gr mish qengji (ose mish keci)
  • 1 kokërr qepë
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 1 lt ujë
  • 150 gr miell
  • 250 ml qumësht
  • majdanoz (i grirë)
  • majdanoz (i grirë)
  • vezë (të verdhat)
  • 1 kokërr limon
  • piper i zi

Përgatitja:

  1. Vendosim mishin në tenxhere (të prerë në copa) dhe hedhim një kokërr qepë të paprerë, një lugë gjelle gjalpë dhe e kaurdisim fort (derisa të ndryshojë ng jyrë mishi).
  2. Pastaj hedhim rreth një litër ujë dhe e lemë të ziejë per 30 minuta.
  3. Në një tigan hedhim rreth 150 gr. miell dhe e skuqim për 5-7 min.
  4. Pasi e heqim nga zjarri e lemë të ftohet.
  5. Në të hedhim 250 ml. qumësht (ose kos) dhe i rrahim fort derisa të bëhet një tretësirë.
  6. Shtojmë në të pak majdanoz të grirë dhe i hedhim në tenxheren e mishit.
  7. I përziejmë sa të marrë valë dhe e lemë për 5-10 min. në valë të lehtë.
  8. E heqim tenxheren nga zjarri dhe e lemë t’i bjerë pak temperatura.
  9. Në fund, shtojmë dy të verdha veze të rrahura me një kokërr limoni.
  10. E servirim me pak gjalpë dhe piper të zi (sipas dëshirës).


Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *