Karpaço e ngrohtë me Finok

Pjata kryesore, Te shpejta

Receta me finokë dhe fruta të thata, si arra, stika pishe dhe fiq të thatë. Përgatiteni shumë thjesht në një tigan për rreth 10 minuta dhe shijojeni.

Përbërësit
  • 350 gr mish lope (me copa)
  • 150 gr finok
  • 10 gr stika pishe
  • 10 gr arra
  • fiq të thatë
  • uthull molle
  • vaj ulliri
  • kripë
Përgatitja
1
Për recetën me karpaço të ëmbël, copëzoni arrat, stikat e pishës dhe fiqtë e thatë.
2
Prisni edhe kërcejtë e finokut.
3
Hidhni 4 lugë vaj ulliri në një tigan dhe skuqini për 5 minuta, shtoni edhe frutat e thata, një majë luge me kripë, një lugë uthull molle, trazojini dhe gatuajini së bashku në tigan për disa sekonda, në zjarr të mesëm.
4
Vendosni mbi këtë salcë edhe fetat e mishit.
5
Vendosni kapakun dhe lëreni për 2 minuta, në zjarr të ulët.
6
Fikeni zjarrin dhe për dy minuta do të jenë gati. Shtoni kripë dhe shërbejeni.

Products You May Like

1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *