Supë kungulli dhe dardhash të pjekura

Supa
Një supë e shijshme dhe e veçantë, që ka shumë ushqyes. Mishi i lëngut të pulës, kungulli dhe dardhat janë përbërësit e kësaj recete, që përmban edhe hudhra, kanellë dhe vaj ulliri.
Përbërësit
  • qepë (të vogla, të qëruara dhe të prera në formë kubike)
  • 3 lugë gjelle gjalpë
  • 3 thelpinj hudhër (të qëruar dhe të grimcuar)
  • dardhë (të vogla, të qëruara, që iu është hequr bërthama, të pjekura dhe të copëtuara)
  • 4 filxhanë çaji kungull (tul i pjekur)
  • kripë
  • piper
  • 4 e 1/4 filxhan çaji lëng pule
  • 1/2 lugë çaji kanellë
Përgatitja
1
Presim kungullin në copa të trasha, i heqim farat dhe i pastrojmë tulin brenda, duke i ruajtur farat për pjekje. Presim dardhat përgjysmë, i qërojmë dhe iu heqim pjesën e fortë të bërthamës.
2
Hapim një letër pjekje alumini dhe vendosim kungullin dhe dardhat sipër dhe pastaj i pjekim në furrën e nxehur që më parë në 180 gradë C derisa edhe dardhat, edhe kungulli të fillojnë të marrin ngjyrë kafe dhe piruni të futet lehtësisht.
3
Do të duhen 25 minuta për të pjekur dardhat dhe 45 minuta për kungullin. Pasi piqen i lemë të ftohen dhe marrim me lugë tulin e kungullit, duke ruajtur 4 filxhanë çaji për supën.
4
Presim dardhat. Në një tenxhere supe nxehim gjalpin dhe shtojmë qepët. I gatuajmë në temperaturë mbi mesataren derisa qepët të bëhen të tejdukshme dhe të fillojnë të marrin ngjyrë kafe.
5
Shtojmë hudhrën dhe i gatuajmë edhe për disa minuta të tjera. Shtojmë kungullin dhe dardhat dhe rreth 4 filxhanë çaji lëng mishi pule.
6
I sezonojmë me kripë, piper dhe kanellë dhe i gatuajmë në temperaturë të ulët për rreth 30 minuta. I përziejmë pastaj i shijojmë dhe rregullojmë shijen sipas nevojës duke shtuar më tepër lëng pule nëse supa është shumë e trashë.
7
E shërbejmë supën të ngrohtë me fara kungulli të pjekura ose me të tjera gjëra sipër.
8
Pjekja e farave të kungullit: Heqim farat me lugë nga tuli dhe i vendosim në një kullesë mbi ujë të rrjedhshëm.
9
I fërkojmë farat butësisht dhe iu heqim copat e tulit të kungullit dhe i thajmë.
10
I pjekim farat me 2 lugë gjelle vaj ulliri, kripë dhe piper dhe i vendosim mbi fletë pjekje. I pjekim në temperaturë 180 gradë C në furrë për 7-10 minuta.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *