Patëllxhanë të mbushur me oriz dhe djathë

Perime, Pjata kryesore
Përbërësit
  • patëllxhan (të mëdhenj)
  • 100 gr salcë domatesh
  • 200 gr oriz
  • 2 gota ujë
  • kopër
  • majdanoz
  • 200 gr djathë i bardhë
  • domate (të prerë në feta të holla)
  • vaj ulliri
  • kripë
  • piper
Përgatitja
1
Prisni përgjysmë patëllxhanët dhe u hiqni tulin. I vendosni në tavën nga Delimano, pasi i keni lyer më parë me vaj ulliri. I rregulloni me kripë dhe i fusni në furrë.
2
Ndërkohë prisni tulin e patëllxhanëve në kubikë dhe i skuqni në tigan bashkë me qepën. Shtoni salcën e domateve, kripë dhe piper. I trazoni mirë.
3
Tani shtoni orizin dhe ujin. I lini për disa minuta dhe më pas i shtoni koprën dhe majdanozin.
4
Mbushni patëllxhanët me masën që përgatitët. Sipër i shtoni djathin e grirë dhe nga një fetë domate.
5
Vendosni në furrë për 30-40 minuta në temperaturë 180 gradë Celsius. Koha për ta shijuar recetën!

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *