Jufka Dibre me Pulë

Pjata kryesore
Jufkat e Dibrës janë një lloj paste e përgatitur me qumësht, miell dhe vezë që përdoren edhe si zahire dimri. Gatuhen me pulë ose lloj tjetër mishi, kërkojnë gjalpin dhe trumzën karakteristike për më shumë shije.
Përbërësit
  • pulë (mesatare, e freskët, dhe lëngu i saj)
  • 500 gr jufka
  • 4 degë trumëz
  • 100 gr gjalpë
  • kripë
  • gjethe dafine
Përgatitja
1
Lani pulën me kujdes dhe vendoseni të ziejë bashkë me kripën, degët e trumzës dhe dafinën.
2
Në një tavë shtroni jufkat, spërkatini me gjalpë dhe trumëz dhe vendosini në furrë sa të marrin ngjyrë. Kujdes mos digjen! Mund që t’i piqni derisa të marrin ngjyrë të kaftë ose më pak.
3
Pasi pula të jetë zier dhe jufkat të kenë marrë ngjyrë në furrë, merrni tavën dhe shuajeni me lëngun e nxehtë të pulës.
4
Vendosni pulën e plotë ose të prërë në copa në tavë dhe rikthejeni në furrë tavën, në mënyrë që pula të marrë ngjyrë dhe jufkat të zihen.
5
Shërbejeni të ngrohtë tavën bashkë me copat e pulës.

Products You May Like

1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *