Sallatë Jeshile me Pulë

Sallata

Përbërësit
1 filetë gjoks pule
1/4 kokërr lëng limoni
1/4 kokërr lëkurë limoni
1/2 lugë gjelle rozmarinë (e grirë)
1/2 luge djathë parmixhano (i grirë)
vaj ulliri
1 tufë sallatë jeshile (shumë e freskët)
1/2 avokado (e prerë në feta)
1 spec i kuq (i pjekur dhe i ruajtur në vaj (mund ta gjeni në vazo qelqi në supermarket))
kripë
piper (kokërr i bluar në moment)
1/4 franxhollë (e një dite më pare, të cilës i kemi hequr koren dhe e kemi prerë në kubikë)

Përgatitja
1
Marinojmë gjoksin e pulës me kripë, piper, me lëkurën e limonit, rozmarinën, gjysmën e lëngut të limonit dhe pak vaj ulliri. Më pas e pjekim në furrë në 180 gradë derisa të bëhet (për rreth 20 minuta).
2
Ndërkohë vendosim kubikët e bukës në një tepsi tjetër, i përziejmë me djathin dhe i pjekim në furrë për rreth 15 minuta, duke i përzier herë pas here.
3
Heqim gjoksin e pulës nga furra dhe e presim në feta të trasha. Në tepsinë ku ishte pula, hedhim pjesën tjetër të lëngut të limonit dhe pak vaj ulliri shtesë.
4
Gërryejmë lehtë tepsinë me një lugë të drunjtë për të mbledhur sa më shumë nga koret dhe lëngjet e pjekjes.
5
Vendosim pulën në një tas të madh bashkë me materialet e tjera dhe i përziejmë. E spërkasim me lëngjet e tepsisë, rregullojmë shijen me kripë dhe po të jetë nevoja e shërbejmë menjëherë.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *