Tortë me Akullore

Akullore, Embelsira, Kalorike

Përbërësit
akullore (me tre shije të ndryshme sipas dëshirës)
80 ml Grand Marnier (liker me shije portokalli)
disk pandispanjë (mund ta merrni të gatshme ose ta përgatisni vet)
fruta (të sheqerosura të përziera)

Përgatitja
1
Vishni një enë për përgatitjen e tortave me letër furre të lagur, të cilën duhet ta shtrini dhe ngjishni mirë anëve të tavës.
2
Shtroni në fund akullore nga tre shijet që keni zgjedhur.
3
Mbulojeni me një fetë pandispanjë, që e keni lagur lehtësisht me likerin e ëmbël që keni zgjedhur dhe shtypeni pak.
4
Vendosni një shtresë me fruta të sheqerosura të grira hollë.
5
Mbulojeni me një shtresë tjetër me akulloret e tre shijeve. Mbulojeni me letër furre dhe futeni në frigorifer për 2 orë.
6
Para se ta shërbeni hiqeni me kujdes nga tava. Vëreni në një pjatë të posaçme dhe zbukurojeni me frutat e sheqerosur, që i keni lënë mënjanë. Në vend të frutave të sheqerosur mund të përdorni edhe fruta të freskët, të stinës.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *