Tiramisu me Akullore

Embelsira, Kalorike

Përbërësit
500 gr biskota (biskota Savoiardi)
500 gr akullore (me vanilje ose sipas dëshirës)
1 filxhan kafe ekspres (i madh)

Përgatitja
1
Lagim në fillim me kafen ekspres biskotat savoiardi të cilat i kemi rreshtuar në një tavë qelqi.
2
Mbi to shtrojmë një shtresë me akullore.
3
Shtrojmë edhe një tjetër rresht me biskota të lagura me kafe dhe mbi të vendosim akulloren e mbetur.
4
Shtrojmë shtresën e fundit, që është me lajthi dhe çokollatë të grirë (ose të dyja bashkë).
5
Mund të zbukurohet sipas dëshirës edhe me fruta të freskët apo shurupe të ndryshëm.
6
E fusim tavën në frigorifer rreth 3 orë para se ta shërbejmë mbi tryezë.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *