Rizoto Special

Pasta dhe rizoto

Përbërësit
100 gr oriz Scotti
70 gr scampi
70 gr karkaleca ((karkalec i madh))
200 gr guacka (miks)
20 ml vaj ulliri
kripë
2 thelpij hudhër
2 thelpij hudhër
50 ml verë e bardhë
20 gr djathë parmixhano (të grirë)

Përgatitja
1
Ziejmë orizin me 170 ml ujë deri sa të shterojë i gjithë uji dhe të jetë “al dente”.
2
Skuqim në një tigan në vaj ulliri hudhrat (të plota) derisa të fillojnë të marrin ngjyrë.
3
I heqim nga tigani dhe shtojmë frutat e detit.
4
I skuqim për rreth 1 minutë dhe i shuajmë me verë të bardhë. I gatuajmë të mbyllura me kapak derisa të hapen guackat.
5
Shtojmë orizin dhe e përziejmë me materialet e tjera.
6
Nëse është e nevojshme shtojmë pak ujë të nxehtë.
7
Shtojmë djathin e grirë dhe e përziejmë përsëri.
8
Në këtë moment duhet të jetë kremoze.
9
E shërbejmë në një pjatë të thellë.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *