Karavidhe (Aragostë) Sote

Fruta Deti, Pjata kryesore
Përbërësit
  • 1 kg aragosta
  • 300 gr domate qershi
  • 2 degë selino
  • 20 gr majdanoz
  • 100 ml verë e bardhë
  • 15 gr kripë (sipas dëshirës)
  • 1 gr piper (sipas dëshirës)
Përgatitja
1
Merrni arragostën dhe ndajeni përgjysmë. Pastrojeni mirë dhe thajeni me një pecetë.
2
Në një tigan hidhni pak vaj ulliri dhe më pas selinonë e grirë.
3
Lëreni tiganin për 4 minuta në zjarr dhe më pas shtoni aragostën. Kavërdiseni derisa të marrë ngjyrë të kuqe të theksuar nga të dyja anët.
4
Pas kësaj shuajeni me verë. Kur vera të ketë avulluar shtoni pak ujë, vëreni kapakun dhe lëreni të vlojë për 10 minuta.
5
Më pas shtoni domatet qershi dhe majdanoz të grirë. Pasi të ketë avulluar uji dhe domatet qershi të jenë bërë, arragosta është gati.
6
Shërbejeni në një pjatë stërgjatëshe, mbi një shtresë rukolash që i keni shtruar më përpara.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *