Banana Split

Akullore, Embelsira, Kalorike

Përbërësit
1 copë banane
1 kupë akullore (me vanilje)
1 kupë akullore (me çokollatë)
1 kupë akullore (me luleshtrydhe)
1 fetë ananas
2 kokrra luleshtrydhe
5 ml shurup (çokollate)
1 lugë gjelle bajame (të grira)
1 lugë gjelle reçel qershie
10 ml pana (pastiçerie)

Përgatitja
1
Banania qërohet, pritet për së gjati dhe vendoset në pjatë. Pastaj i shtohen 3 shijet e akulloreve me vanilje, me çokollatë dhe me luleshtrydhe.
2
Ananasi i prerë në formë dekorative si dhe luleshtrydhet vendosen mbi akulloren. Në fund e gjitha spërkatet me shurup çokollate.
3
Pastaj si garniturë, përdoren bajame të grira, krem qumështi dhe reçel qershie. Ju mund të përdorni edhe shije të tjera akulloresh apo frutash, sipas dëshirës.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *