Sallatë me Misër dhe Kunguj

Sallata, Vegjetariane

Përbërësit
5 kallinj misër (të shkoqur)
1 lugë gjelle gjalpë pa kripë
2 filxhanë kungull (të njomë,të grimcuar)
1/2 lugë kripë kosher
1/4 filxhani qepë e kuqe (e grirë imët)
1 e gjysmë lugë uthull molle
2 lugë gjelle vaj ulliri
1/2 luge piper i zi (i bluar në çast)
1/4 filxhani Cilantro (i freskët)
1/4 filxhani borzilok

Përgatitja
1
Bëni gati një enë të madhe me ujë me akull dhe lëreni mënjanë. Në një enë me ujë që vlon hidhni misrin. Provojeni herë pas here deri kur të jetë zier. Kullojeni ujin e tyre dhe hidheni në enën me ujë me akull, në mënyrë që të mos hapet kokrra nga nxehtësia.
2
Në një tigan të vogël të ngrohur hidhni gjalpin, shtoni kungujt e prerë, pak kripë dhe kavardisini për 4 minuta derisa kungujt dhe qepa të zbuten. Shtoni kungujt në enën ku keni hedhur misrin e zier dhe përziejini bashkë me kujdes, që të bashkohen erëzat.
3
Grini qepën e kuqe dhe shtoni uthullën e mollës, vajin e ullirit, kripën, piperin, borzilokun dhe koriandrën. Këtë salcë ia shtojmë sallatës së misrit duke e përzier me kujdes. Shërbehet në temperaturën e ambientit.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *