Pure me Karkaleca

Antipasta, Fruta Deti, Kalorike

Përbërësit
600 gr patate
250 gr karkaleca
3 karotë (turshi)
2-3 lugë gjelle majonezë (ose Kos)
1 kokërr limon
borzilok
vaj ulliri
domate qershi
kripë
piper

Përgatitja
1
Ziejmë patatet të paqëruara në ujë me kripë për 30 minuta.
2
I lëmë të ftohen, u pastrojmë lëkurën dhe i shtypim mirë duke i bërë pure.
3
Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim karkalecat për 2 minuta.
4
Heqim mënjanë disa karkaleca për dekor dhe pjesën tjetër e presim në kubikë të vegjël.
5
Në tasin ku kemi vendosur purenë trazojmë bashkë me të karkalecat, karotat turshi të prera gjithashtu në kubikë, 2 lugë gjelle majonezë ose kos, lëngun e një kokrre limoni së bashku me lëkurën e tij.
5
Pasi u kemi hequr ujin i hedhim në tiganin ku kremi përgatitur salcën dhe frutat e detit dhe i lëmë për dy minuta, duke i përzier vazhdimisht.
6
Të gjithë masën e trazojmë mirë dhe e vendosim në frigorifer për t’u ftohur.
7
Ndërkohë rulojmë në mikser vaj ulliri, borzilok, kripë dhe piper duke krijuar një salcë të hollë.
8
Purenë e fusim në një formë, e ngjeshim mirë duke e vendosur në qendër të pjatës, vendosim salcën e përgatitur dhe e dekorojmë me karkaleca dhe domate qershi.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *