Reçel me fiq, mjaltë e bajame

Embelsira, Gliko (recel)

Përbërësit:

2 kg fiq jeshilë ose të zinj
200 gr bajame të cilave u keni hequr cipën dhe i keni prerë
1 gotë e vogël rum
350 gr mjaltë (preferohet lulesh portokalli)
2 limoni

Përgatitja:

Lani shpejt e shpejt fiqtë duke mos i lënë shumë gjatë në ujë, se qullen. Vendosini në një kullesë derisa të kullojnë mirë. Pritini copa-copa. Vendosini në një tenxhere me fund të trashë (që të mos zënë në fund).
Pastroni limonët dhe hiquni lëkurën si dhe pjesën e bardhë. Priteni në copa duke i hequr cipën çdo thele.
Shtoni mjaltin tek fiqtë, shtoni dhe limonin dhe lërini të ziejnë në zjarr të ulët në mënyrë që të mo ngjitet mjalti. Zjeini gati një orë në zjarr të ulët, duke i përzier.
Kur receli të jetë trashur, shtoni bajamet të cilave u keni hequr cipën dhe i keni ndarë pr së gjati. Lërini edhe disa minuta të tjera dhe 2 minuta para se ta hiqni nga zjarri, shtoni një gotë rum.
Hidheni reçelin në vazo të cilat i keni sterilizuar më parë dhe i keni tharë. Mbyllini hermetikisht dhe ruajini disa ditë para se t’i konsumoni. Pasi t’i hapni, konsumojini brenda 3-4 ditësh.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *