Oriz i zi me Karkaleca

Pasta dhe rizoto

Përbërësit
  • 500 gr oriz i zi
  • 1 kg karkaleca (të pastruar)
  • 1 tufë majdanoz (e grirë hollë)
  • hudhër (e plotë)
  • gjysmë gote verë e bardhë
  • 500 gr domate
Përgatitja
1
Vendosim ujin të vlojë, më pas hedhim orizin që të ziejë për gati 40 minuta.
2
Pasi keni pastruar karkalecat, hedhim në një tigan 2 lugë vaj dhe hudhrat e grira imët.
3
Më pas shtojmë karkalecat dhe i kavardisim, shtojmë domatet e vogla të ndara përgjysmë dhe i lëmë të gatuhen në zjarr mesatar. Ndërkohë kontrollojmë orizin.
4
Nëse ka zier aq sa duhet, i kullojmë ujin dhe e hedhim në tigan së bashku me domatet, hudhrën dhe karkalecat.
5
I shuajmë me pak verë dhe i lëmë të kavardisen për pak minuta të gjitha së bashku.
6
E shërbejmë të ngrohtë.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *