Byreçka të mbushura me pançetë dhe kërpudha

Brumera, Te shpejta

Përbërësit
100 gr pançetë
100 gr kërpudha
1 pako petë sfoliat (e gatshme)
vaj ulliri
fara susami
kripë
piper
vezë (1 e verdhë veze)

Përgatitja
1
Në fillim skuqni pancetën dhe më pas shtoni kërpudhat. I marinoni me kripë dhe piper.
2
Ndërkohë hapni petën sfoliatë dhe e prisni në forma të rrumbullakta. I mbushni me masën që përgatitët dhe i mbuloni sipër me petën tjetër.
3
I vendosni në tavën e lyer më parë me vaj ulliri. Rradhisni byreçkat, duke i lyer sipër me të verdhën e vezës dhe duke i shtuar fara susami. I fusni në furrë për 20 minuta në temperaturë 180 gradë. Pasi të jenë gati, është koha për ti shijuar!

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *