Sallatë me rukola dhe krahë pule

Perime, Sallata, Te shpejta

 

Përbërësit
krahë pule
100 gr sallatë jeshile
100 gr rukola
100 gr djathë i bardhë (Grana Padana)
kripë
vaj ulliri
piper i zi

Përgatitja
1
Në një tenxhere me vaj të nxehur, vendosni për të skuqur krahët e pulës të marinuara.
2
Në një enë qelqi shtoni sallatën jeshile dhe rukolën të lara me ujë të bollshëm.
3
Shtoni sipër djathin të prerë në feta të holla. Marinojini me kripë dhe piper .
4
Tani shtoni pak vaj ulliri dhe e përzieni mirë sallatën. Sipër vendosni krahët e pulës. Shijojeni!

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *