Panna Cotta kajsie me Pjeshkë

Embelsira, Te shpejta

Përbërësit
2 filxhanë krem pana (për ëmbëlsirë)
1 filxhan çaji qumësht
1/4 filxhan çaji sheqer
1 filxhan çaji nektar kajsie
3 fletë xhelatinë
2 filxhan çaji pjeshkë (të qëruara dhe të prera në formë kubike, ose pjeshkë dhe kajsi të përziera)
1 lugë çaji lëng limoni
2 lugë gjelle sheqer

Përgatitja
1
Nxehim kremin, qumështin, sheqerin derisa të lëshojnë avull. Shtojmë nektarin e kajsisë dhe e trazojmë për ta përzier.
2
E shijojmë dhe i shtojmë pak më tepër sheqer nëse nuk është e ëmbël aq sa e dëshironi.
3
Zhysim gjethet e xhelatinës në ujë të ftohtë për 5 minuta, e shtrydhim nga uji dhe e shtojmë në tenxhere.
4
E trazojmë derisa xhelatina të shpërbëhet.
5
Derdhim panna cotta-n në 6 forma ose në 6 gota të vogla qelqi dhe i vendosim në frigorifer ku i lemë të paktën për 6 orë ose gjatë gjithë natës.
6
Përpara se t’i shërbejmë përziejmë sëbashku pjeshkët, kajsitë, lëngun e limonit dhe sheqerin.
7
Për t’i shërbyer i hedhim në pjata dhe i zbukurojmë me disa lugë frutash.
 Nëse përdorim gota të vogla thjesht hedhim pak fruta me lugë në çdo gotë dhe i shërbejmë.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *