Sallatë Luledielli

Kalorike, Sallata

Përbërësit
300 gr filetë pule
200 gr djathë kaçkavall
150 gr ullinj
3-4 kokrra vezë
250 gr majonezë
1 kuti patatina
kërpudha

Përgatitja
1
Fillimisht vëmë fileton e pulës të ziejë. E heqim mënjanë dhe e ftohim. Më pas e presim në copëza të vogla.
2
Grijmë me rende djathin. Vezët, pasi i kemi zier, i ndajmë të bardhat nga të verdhat dhe më pas të bardhat i grijmë në rende, të verdhat i shtypim mirë me pirun.
3
Pasi kemi bërë gati të gjithë përbërësit, fillojmë dhe shtrojmë sallatën.
4
Në një pjatë të cekët të madhe fillimisht shtrojmë mishin e pulës të coptuar e mbulojmë me pak majonezë të gjithë sipërfaqen.
5
Shtojmë kërpudhat duke i shpërndarë në të gjithë sipërfaqen. Sërish u hedhim sipër pak majonezë.
6
Shtojmë të bardhat e vezëve të grira, i hapim mirë, mbi vezë vendosim djathin kaçkavall të grirë me rende.
7
Vendosim përsëri majonezë dhe të verdhat e vezëve. Anash si gjethe vendosim patatinat duke i dhënë sallatës formën e lulediellit dhe e zbukurojmë me ullinj.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *