Lazanja me Ragu Lepuri dhe Kërpudha

Kalorike, Pasta dhe rizoto

Përbërësit
800 gr mish lepuri (pa kocka, i marinuar dhe drenuar mire)
50 ml vaj ulliri (ekstra i virgjër)
1 thelpi hudhër
1/2 kokërr qepë
1 copë karotë (e vogël)
60 ml verë e bardhë
500 gr domate
100 gr ullinj
10 gr kripë
1 gr piper
500 gr petë lazanje
30 gr djathë parmixhano (i grirë)
1 tufë erëza (rozmarinë, dafinë, trumzë)
1 degë rozmarinë
2 degë trumëz
1 thelpi hudhër
gjysmë kokrre qepë
1 kërcell selino
pak piper i zi
4 kokrra dëllinjë (të grimcuara)
500 ml verë e bardhë
kockat e lepurit
gjysmë kërcelli selino
gjysmë kokrre qepë
1 karotë (e vogël)
kripë
400 gr kërpudha
1 thelpi hudhër
3 lugë vaj ulliri
2 lugë majdanoz
15 gr kripë
750 ml qumësht
70 gr miell i tipit 00
50 gr gjalpë
kripë
piper
arrëmyshk (pluhur)

Përgatitja
1
Për të përgatitur lazanjën me ragu lepuri dhe kërpudha, në fillim duhe të marinojmë mishin e lepurit për të paktën 2 orë, ose më mirë akoma, për një natë të tërë.
2
Për këtë prini në copa të trasha një gjysmë qepe, selinonë, më pas merrni degën e rozmarinës, trumzës, 1 thelpi hudhër, disa kokrra piperi të zi dhe dëllinjat e grimcuara
3
Prisni në copa të vogla kubike edhe mishin e lepurit dhe hidheni në një enë e më pas shtoni erëzat që keni përgatitur dhe më pas mbulojeni me verën e bardhë.
4
Mbulojeni enën me qese kuzhine. Përgatisni lëngun me kockat e lepurit: në një tenxhere hidhni ujë, një kokërr qepë, selino, karotën dhe pak kripë.
5
Ziejeni në zjarr të ulët për të paktën një orë.
6
Ndërkohë përgatisni kërpudhat: pastrojini dhe hiquni pjesën e poshtme, lajini me ujë të bollshëm dhe hidhini në një tigan, të spërkatur më parë me vaj ulliri dhe hudhrën e grirë.
7
Për të ndihmuar gatimin mund të shtoni pak lëng mishi, por kini kujdes: kërpudhat duhet të gatuhen për vetëm pak minuta, aq sa të jenë krokante.
8
Shtoni kripë, piper dhe majdanozin egrirë, përziejin mirë dhe fikni zjarrin.
9
Përgatisni ragunë e lepurit: merrni qepën, gjysmë dege selino dhe një karotë dhe prijini hollë.
10
Të njëjtën gjë bëni me hudhrën, trumzën, rozmarinën dhe dafinë.
11
Erëzat hidhini në një tigan pasi keni shtuar vaj ulliri dhe pas tyre shtoni mishin e lepurit pasi keni larguar erëzat.
12
Përziejini mirë dhe të gjitha bashkëgatuajini për 10-15 minuta.
13
Shuajeni mishin me verë të bardhë dhe lëreni në zjarr deri sa të avullojë, më pas shtoni herë pas here lëngun e lepurit dhe lëreni në zjarr të mbuluar me kapak deri kur mishi të jetë i butë.
14
Pak para zierjes prini në copa të vogla domatet, të cilat i shtoni në ragunë e lepurit.
15
Në fund shtoni ullinjtë pasi t’i keni pastruar nga farat. Shtoni kripë dhe piper dhe shuani flakën.
16
Përgatisni beshamelin: Ngrohni qumështin në një enë, aromatizojeni me arrë moskate të grirë, kripë dhe piper sipas dëshirës.
17
Në një enë tjetër hidhni gjalpin dhe sapo ai të shkrijë shtoni miellin dhe skuqeni lehtë duke e përzier.
18
Më pas shtoni qumështin e nxehtë dhe përziejeni deri kur beshameli të jetë gati.
19
Merrni tavën (në përmasa 30×20), lyejeni me vaj dhe hidhni një shtresë beshamel.
20
Më pas shtroni petët e lazanjës. Shtoni një shtresë ragu lepuri dhe një me kërpudha, spërkateni me djathë parmigiano dhe disa lugë beshamel.
21
Vazhdoni procedurën me petë të tjera lazanje, me të njëjtin rregull deri kur tava të jetë mbushur.
22
Futeni në furrë, në temperaturë 200 gradë për 30 minuta dhe servireni të nxehtë.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *