Kanelonet e pashkës

Kalorike, Pasta dhe rizoto

Përbërësit
15 gr gjalpë
30 gr djathë Grana Padano
1 gr arrëmyshk
10 gr kripë
1 gr piper
2 kokërr vezë
300 ml qumësht
150 gr miell
300 gr kungulleshkë
300 gr Beshamel

Përgatitja
1
150 g miell rriheni me 200 ml qumësht, shtoni dy vezë dhe rreth 100 ml qumësht tjetër derisa të përftoni një brumë të lëngshëm.
2
Shtoni 15 g gjalpë të ngrohur dhe jepini shije me kripë, piper dhe arrë moskat. Lëreni të pushojë për rreth 30 minuta.
3
Bëni me gjalpë tigani dhe ngroheni mirë. Hidhni me garuzhdë masat e brumit të hollë dhe bëni disa krepa rrethore. Procedoni derisa të mbarojë brumi.
4
Kavërdisni në një tigan me pak gjalpë kungulleshkat që i keni prerë në kube, përziejini me beshamelin kaçkavallin e grirë. Mbushni me të krepat dhe mbështillini.
5
Rreshtojini në një tavë për pjekje. Spërkatini me vaj ose gjalpë dhe futini të piqen në furrë 200° për 15-20 minuta.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *