Tost me pançetë dhe krem djathi

Te shpejta
Përbërësit
  • 2 feta pançetë
  • 3 Kokrra vezë
  • kripë
  • 180 ml qumësht soje
  • 3 feta bukë
  • vaj ulliri
  • 60 gr krem djathi
  • 4 kokrra domate qershi
  • sallatë jeshile
  • sheqer
  • piper
Përgatitja
1
Në një tigan vendosni për të skuqur pançetën. Ndërkohë në një enë rrihni vezët, shtoni pak sheqer dhe piper.
2
Shtoni pak kripë himalaje me mulli dhe qumështin Valsoia. Trazojini mirë.
3
Merrni bukën tost dhe e lyeni me masën që sapo përgatitëm. Kalojini në tigan për ti skuqur.
4
Pas skuqjes i lyeni me krem djathi. Sipër i vendosni pançetën, pomoderinit dhe një fetë sallatë jeshile. Sipër i vendosni fetën tjetër të tostit. Veproni kështu dy herë.
5
Në fund e ndani përgjysmë me ndihmën e një thike dhe shijoni tostin!

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *