Supë me Perime e Mish

Perime, Supa

Përbërësit
200 gr mish viçi
2 copë karotë
4 boçe lulelakër
10 gr oriz
1 kokërr patate (mesatare)
3 gjethe spinaq
10 gr gjalpë
2 degë majdanoz
500 ml lëng mishi (ose ujë)

Përgatitja
1
Zieni mishin e viçit tul dhe më pas grijeni dy herë në makinën grirëse, ose priteni imët në fije të holla.
2
Në lëngun e mishit të valuar, hidhni perimet e lara e të qëruara prerë në formë kubike.
3
Në fillim hidhni karotat, lulelakrën, orizin, në fund spinaqin dhe mishin e grirë.
4
Supën shijojeni duke i hedhur gjalpin, kripën, si dhe majdanozin e freskët të grirë imët.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *