Supë me Bizele, Patate dhe Mente

Perime, Supa

Përbërësit
2 lugë vaj vegjetal
1 qepë
800 gr patate (të qëruara dhe të prera në kube)
1 lt lëng perimesh
350 gr bizele (të ngrira)
gjethe menteje

Përgatitja
1
Nxehni vajin në një enë të madhe, më pas skuqni qepën për 5 min gjersa të zbutet.
2
Shtoni patatet dhe lëngun e perimeve dhe jepuni një valë. Mbulojini dhe lërini rreth 15 minuta gjersa të zbuten, duke iu shtuar bizelet 2 minuta para përfundimit.
3
Përdorni një garuzhde për të hequr perimet nga ena dhe vendosini mënjanë. Më pas, miksoni perimet e mbetura me lëngun gjersa të marrin formë paste.
4
Shtoni perimet e lëna mënjanë dhe menten. Shërbehet me bukë.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *