Makarona të mbushura me Proshutë

Pasta dhe rizoto

Përbërësit
120 gr makarona (guackë )
120 gr proshutë e tymosur
1 tufë qepë e njomë
300 gr djathë (i butë)
1 qepë
2 thelpinj hudhër
1 gotë verë e bardhë
1 domate
djathë parmixhano
majdanoz
kripë
piper

Përgatitja
1
Prejeni proshutën e tymosur  në copa të vogla. Kombinoni barishtet e qepës me djathin e butë. Zieni makaronat guackë në ujë të kripur për disa minuta.
2
Skuqni qepën, hudhrat dhe proshutën në një tigan me vaj ulliri. Shtoni 1 gotë verë të bardhë dhe 1 domate të grirë dhe gatuajini për disa minuta.
3
Mbushni makaronat guackë me përzierjen me djathë. Shtrojeni përzierjen me proshutë në një tavë. Vendosni mbi të makaronat e mbushura dhe spërkatini me djathë parmigiano.
4
Piqini në furrë në temperaturën 180 gradë Celcius për 20 minuta.
5
Vendosini në një pjatë për servirje dhe dekorojini me majdanoz.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *