Krem Kafe në Kupa

Embelsira, Kalorike

Përbërësit
200 gr pandispanjë
250 gr maskarpone
400 ml pana (fresca,lëng për ëmbëlsira)
50 gr sheqer pluhur
100 ml kafe (e përgatitur)
8 gr fletë xhelatine
1 lugë kafe
8 kokrra kafeje
1 lugë e vogël kafe (pluhur)

Përgatitja
1
Fillimisht vendosim fletën e xhelatinës në ujë të ftohtë për 10 minuta.
2
Në një tas qelqi, që e kemi ftohur më parë në frigorifer, hedhim panën e ftohtë, maskarponen dhe sheqerin pluhur. I rrahim me mikserin e vezëve derisa të përftojmë një masë pak si të ngurtë. E vendosim në frigorifer për 10 minuta, ndërkohë fletën e xhelatinës e nxjerrim nga uji dhe e shtrydhim mirë.
3
Më pas, e vendosim në një tas ku kemi përgatitur 100 ml kafe të vakët (2 filxhan kafeje). E vendosim xhelatinën në kafen e vakët, e trazojmë për 2 minuta derisa ajo të shkrihet mirë.
4
Marrim tasin nga frigoriferi, heqim 3 lugë gjelle dhe e ruajmë për dekorim. Më pas, në tasin e madh shtojmë pak nga pak lëngun e kafesë ku trazuam xhelatinën duke e shtuar dhe duke e trazuar me kujdes me një spatul derisa masa të na bëhet homogjene. Shtojmë një lugë të vogël kafe pluhur dhe e trazojmë derisa ajo të miksohet e tëra.
5
Marrim kupat ku do servirim kremin dhe vendosim nga një copë pandespanje që e kemi prerë me ndihmën e një forme. Mbushim kupat me krem kafenë që kemi përgatitur, më pas me ndihmën e një xhepi pastiçerie e zbukurojmë sipër me krem të bardhë dhe i vendosim nga një kokërr kafeje.
6
Në fund i pluhrosim me kafe dhe e vendosim në frigorifer minimalisht 2 orë përpara se të serviren.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *