Fritata me Spinaq

Perime, Vegjetariane

Përbërësit
5 kokrra vezë
600 gr spinaq
2 qepë e njomë
3 lugë vaj ulliri
2 lugë qumësht
1/3 filxhani djathë parmixhano
2 lugë domate (të thara)
100 gr djathë dhie
kripë
piper (i bluar në çast)

Përgatitja
1
Nxehni furrën në temperaturën 180 gradë C. Në një tigan të madh gatuani spinaqin me ¼ filxhani ujë për disa minuta derisa të zbutet pak.
2
Më pas shtrydhuni ujin mirë dhe hidheni në një tas. Ndërkohë në një tas të madh rrihni vezët, shtoni djathin parmixhan, domatet e thara, shtoi pak kripë e piper e lërini mënjanë.
3
Në një tigan kavardisni qepën me vajin e ullirit për 4-5 minuta.
4
Më pas shtoni hudhrën dhe karvardiseni edhe për një minutë tjetër, hidhni spinaqin në mënyrë që shijet të bashkohen me njëra-tjetrën.
5
Në një tepsi të vogël hidhni spinaqin së bashku me qepët e kavardisura dhe hudhrat.
6
Më pas shkoni vezët e rrahura me djathin parmixhano dhe 2 lugë qumësht. Përzieni mirë dhe futini në furrë të piqen për 15 minuta ose derisa fritata të fryhet dhe të marrë një ngjyrë të artë.
7
Spërkateni me pak djathë dhie, priteni në copa dhe servireni të ngrohtë.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *