Amareta me Kokos

Embelsira, Vegjetariane

Përbërësit
1 filxhan gjalpë
2 filxhanë sheqer
4 vezë
1 e gjysmë lugë gjelle ekstrakt vaniljeje
2 filxhanë miell
3/4 lugë çaji krem tartari
1/2 filxhan kakao pluhur
1/2 filxhan arra (të copëtuara)
4 gota kokos (copa, të paëmbëlsuara)
1 kuti qumësht i kondensuar (i ëmbëlsuar)

Përgatitja
1
E nxehim paraprakisht furrën në 175 gradë Celcius. E lyejmë me yndyrë dhe miell tepsinë ku do e pjekim.
2
Në një tas të madh, bashkojmë gjalpin dhe sheqerin në një masë kremoze. Rrahim brenda vezët, pastaj e përziejmë me gjysmë luge çaji vanilje.
3
Kombinojmë miellin, kremin e tartarit dhe kakaon; i përziejmë mirë në rrahësen e vezëve.
4
I hedhim brenda arra. Përhapim gjysmën e kësaj përzierjeje në fund të tepsisë që e kemi bërë gati për pjekje.
5
Bëjmë shtresën e mesit. Në një tas mesatar, përziejmë bashkë kokosin, qumështin e kondensuar dhe një lugë gjelle vanilje.
6
Shtrojmë me kujdes një shtresë të hollë mbi shtresën e çokollatës në tepsi. Sipër i hedhim çokollatën e mbetur. E përhapim mirë.
7
E pjekim për 45 deri në 50 minuta në furrën që është nxehur që më parë, derisa pjesa sipër të mos shkëlqejë. E lemë të ftohet në tepsi përpara se ta presim në copa.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *