Panine me Patate

Brumera, Vegjetariane

Përbërësit
300 gr patate (të ziera dhe të shtypura)
420 gr miell
1 bustinë maja birre
1 vezë (e verdha)
100 ml qumësht (pa yndyrë, i ngrohtë)
1 lugë gjelle margarinë (pa shumë yndyrë)
2 vezë
kripë (sipas shijes)

Përgatitja
1
Ndani 120 g miell. Shkrini majanë e birrës në qumësht.
2
Përziejeni me patatet, shtoni vezët dhe margarinën.
3
Bashkojini me miellin dhe punojini me duar.
4
Lëreni të pushojë për 30 minuta.
5
Shtoni 120 gramët e mbetura të miellit, dhe punojini sërish.
6
Ndajini në porcione të vogla dhe jepuni formën e panineve.
7
Vërini në një tavë që nuk ngjit dhe lërini sërish të pushojnë edhe për 20 minuta të tjera.
8
Me një penel lyejini përsipër me të verdhën e vezës dhe futini në furrë.
9
Afër fundit të pjekjes mund t’i pluhurosni me pak djathë të grirë.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *