Byrek me qumësht

Brumera, Vegjetariane

Përbërësit
  • 500 ml qumësht
  • 50 gr gjalpë
  • 100 gr miell misri
  • vezë (të verdha)
  • 250 gr djathë i bardhë
  • kripë
  • piper
Përgatitja
1
Në një tenxhere skuqni gjalpin. Shtoni miellin e misrit dhe i përzieni mirë. Më pas shtoni qumështin dhe e lini në zjarr derisa masa të trashet.
2
Shtoni dy të verdha vezësh dhe djathin e bardhë të grirë. Trazojini mirë. Rregullojini me kripë dhe piper sipas dëshirës.
3
Merrni një tavë dhe e lyeni me pak vaj ulliri. Shtroni në të një petë të gatshme dhe përsëri e lyni me pak vaj ulliri.
4
Brenda shtroni masën që përgatitët me qumështin dhe e mbuloni me një petë. Sipër e lyeni me pak gjalpë.
5
E vendosni në furrë për 45 minuta, në temperaturë 180 gradë. Sapo byreku të jetë gati, e lini pak minuta të ftohet dhe shijojeni!

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *