Red Velvet Cake

Embelsira

Përbërësit
250 gr miell Agnesi (i situr për kek)
1 lugë çaji kripë
15 gr kakao
300 gr gjalpë (pa kripë)
2 kokrra vezë (të mëdha)
1 lugë çaji vanilje
1 kupë dhallë
2 lugë ngjyrues ushqimor (ose dy lugë lëng panxhar i kuq)
1 lugë çaji uthull
1 lugë çaji sodë buke
krem djathi (në temperaturë ambienti)
227 gr maskarpone
1 lugë çaji vanilje
115 gr sheqer pluhur (i situr)

Përgatitja
1
Ngrohim furrën në 175 gradë celcius.
2
Marrim dy tepsi të vogla me diametër 23 cm dhe i lyejmë me gjalpë.
3
Ndërkohë, hedhim në një enë: miell “Agnesi” të situr, kripë, kakao dhe i lëmë mënjanë.
4
Me mikserin e ëmbëlsirave ose me dorë, rrahim gjalpin për (1-2’) derisa të zbutet.
5
Hedhim sheqerin dhe e rrahim derisa të bëhet njësh dhe të fryhet pak (2-3’).
6
Më pas hedhim vezët një nga një, jo të dyja bashkë, duke i rrahur mirë pas çdo veze.
7
I krruajmë mirë anët e mikserit, hedhim vaniljen dhe e trazojmë mirë me dorë.
8
Hedhim bojën e kuqe ose lëngun e panxharit në dhallë.
9
Dhe tek masa e gjalpit që përgatitëm më parë, me mikserin e ndezur pothuajse në minimumin e shpejtësisë, hedhim përzierjen e miellit që përgatitëm në fillim fare dhe e lamë, por njëkohësisht shtojmë dhallën.
10
Kjo gjë duhet të bëhet me tre hedhje dhe fillojmë me përzierjen e miellit dhe mbarojmë me atë.
11
Në një kupë te vogël trazojmë uthullën me sodën dhe e hedhim tek përzierja që kemi përgatitur.
12
Ndajmë masën që kemi përgatitur në dy tepsitë e vogla që i bëmë me gjalpë në fillim dhe i pjekim në temperaturë 175 gradë për 25-30’.
13
Pasi e heqim e lëmë të ftohet dhe pasi e mbështjellim me një qese plastike e lëmë të ftohet në frigorifer, për një orë ose edhe një natë nëse doni.
14
Përgatitja e kremit të djathit: Rrahim kremin e djathit bashkë në mikser ose me dorë.
15
Hedhim vaniljen, sheqer pluhur dhe e rrahim akoma derisa të zbutet.
16
Bashkimi i shtresave: Me nje thikë ndajmë përgjysmë horizontalisht dy pjesët e kekut që i kemi nxjerrë nga frigoriferi.
17
Tani na janë bërë katër pjesë keku.
18
Lyejmë me një shtresë të trashë kremi, një shtresë keku. Vendosim shtresën e dytë të kekut sipër.
19
Hedhim një shtresë të mirë me krem dhe përsërisim procedurën derisa të vendosen të katër shtresat e kekut. (Lyeni nga jashte me kremi qe ju ka ngelur).
20
Për ta dekoruar sipër, mund të ruajmë pak pjesë nga keku që kemi përgatutur, e kalojmë në mikser derisa të bëhet si thërrime dhe zbukurojmë sipër kekun.
21
Është gati!

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *