Ravioli në formë zemre

Embelsira

Përbërësit
1 spec (i vogël)
kripë
2 degë trumëz (e freskët)
1 thelpi hudhër
250 gr djathë (i butë)
60 ml vaj ulliri
12 midhje fiston
200 gr miell
2 kokrra vezë
kripë

Përgatitja
1
Si fillim, për përgatitjen e raviolit me krem midhjesh fiston, duhet të merreni me përgatitjen e brumit të freskët me vezë.
2
Siteni miellin dhe hidheni në tasin ku do ta punoni dhe më pas krijoni një vrimë në qendër ku do të shtoni kripën dhe vezët.
3
Punojeni me dorë duke e shtuar miellin nga jashtë-brenda.
4
Punojeni masën deri sa ajo të bëhet kompakte.
5
Mbështilleni masën me letër trasnparente dhe lereni të pushojë për një orë në një vend të freskët dhe të thatë.
6
Më pas hapeni masën deri kur të krijoni një petë me përmasa, rreth 15 x 40 cm dhe trashësi rreth 0,5 mm.
7
Priteni djathin në copa të vogla dhe kullojeni të gjithë lëngun e tepërt.
8
Më pas krijoni mbi petë format e zemrës (në dimensione 8×8 cm ), pa i hequr, duke ushtruar presion të lehtë sa për të lënë gjurmë
9
Në secilën prej formave shtoni një lugë të vogël djathë.
10
Lyejeni pjesën përreth mbushjes me ujë ose të bardhën e një veze: në këtë mënyrë cepat do të ngjiten me pjesën e sipërme të brumit.
11
Pas këtij procesi mbulojeni petën me një tjetër të dytë me të njëjtat dimesione.
12
Përpara se të prini raviolit shtypini cepat e petëve në mënyrë që të dalë i gjithë ajri.
13
Më pas ushtroni preson për të prerë zemrat e mbushura me djathtë dhe vendosini mbi një copë të pastër të lyer lehtë me miell.
14
Tani përgatisni kremin e midhjeve: Nxirrni midhjet nga guacka duke eleminuar pjesën e zezë dhe muskulin.
15
Tulin mblidheni në një tas. Në një tigan hidhni vajin e ullirit dhe hudhrën, specin e grirë imët dhe trumzën gjithashtu të grirë.
16
Kur hudhra të marrë ngjyrë të artë shtoni midhjet.
17
Shtoni pak verë të bardhë dhe lereni të avullojë.
18
Kur midhjet të jenë skuqur – mjaftojnë pak minuta, hidhini bashkë me lëngun e mbetur në tigan në mikser.
19
Frulojini deri kur të përftoni një krem të dendur, të cilin do ta hidhni në tiganin ku më parë skuqët midhjet.
20
Zieni ujë në një tenxhere, shtoni kripë dhe hidhni raviolit në formë zemre për disa minuta.
21
Shtoni një garuzhde nga lëngu i zierjes së raviolit në salcën e midhjeve, dhe më pas shtoni edhe raviolit.
22
Përziejini aq sa salca të përhapet mirë dhe raviolit janë gati për tu servirur.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *