Pica me rukola dhe proshutë krudo

Brumera, Te shpejta

Përbërësit
350 ml ujë (të ngrohtë)
10 gr maja
500 gr miell (për pizza )
100 gr salcë domatesh
100 gr djathë parmixhano (i grirë imët)
vaj ulliri (Olitalia)
100 gr proshutë (Crudo)
rukola (e freskët)
uthull balsamike

Përgatitja
1
Në një gotë me ujë shtoni majanë dhe treteni mirë. Ndërkohë në një enë kombinoni miellin,kripën dhe i shtoni masën që sapo përgatitët. Punojeni mirë brumin dhe e lini të vijë për dy orë.
2
Më pas hapeni brumin, mjaftueshëm për një picë. Sipër e lyeni me salcën e domateve Star. Shtoni djathin parmixhiano, vajin e ullirit dhe vendoseni në furrë në temperaturë 200 gradë, përreth 30 minuta.
3
Pasi të jetë gati e nxirrni dhe sipër i shtoni proshutën krudo, djathin parmixhiano të ndarë në feta, rukolën e freskët dhe uthullën balsamike Ponto. Pica është gati. Ju bëftë mirë!

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *