Byrek me Gjel Deti

Brumera, Kalorike

Përbërësit
400 gr miell
65 gr gjalpë (i shkrirë)
160 gr gjalpë (i ngrirë)
45 gr gjalpë
2 presh (të mëdhenj, të larë dhe të prerë në rrota)
1 portokall
3 lugë miell
500 ml lëng mishi
1 lugë mustardë
600 gr gjel deti (mish i ngelur nga gjeli i detit, i prerë në copa të vogla)
250 gr proshutë (të prera në copa të vogla)
200 ml krem qumështi (mund të përgatitet edhe duke mbledhur ajkat e qumështit)
3 vezë (të verdhat)
kripë
piper
nenexhik

Përgatitja
1
Për brumin, në një tas përziejmë miellin dhe kripën. Shtojmë gjalpin e shkrirë duke e përzier masën me dorë. Në mënyrë të ngadaltë, shtojmë ujë të ngrohtë derisa të krijohet masa e ngurtë e brumit.
2
Sipërfaqen e brumit të përgatitur e fshijmë me miell, e ngjeshim duke i dhenë një formë drejtkëndore. Grijmë 60 g gjalpë të ngrirë mbi sipërfaqen e brumit dhe e ngjeshim sërish. Përpara se ta përdorim, e lëmë në frigorifer për 30 minuta.
3
Për mbushjen, shkrijmë gjalpin në një tigan të madh me një nxehtësi mesatare. Shtojmë preshin dhe lëngun e portokallit. E mbulojmë dhe për 6 minuta, e përziejmë herë pas here derisa preshi të jetë zbutur.
4
Shtojmë një sasi të vogël mielli dhe e përziejmë për 5 minuta, derisa të krijohet një masë e trashë. I shtojmë mustardën, copat e mishit të gjelit dhe proshutën. I përziejmë sërish.
5
Në fund, shtojmë nenexhik dhe kremin e qumështit. Rregullojmë shijen duke i shtuar piper dhe kripë.
6
Ngrohim furrën paraprakisht në 200 gradë.
7
Lyejmë sipërfaqen e brumit me të verdhën e vezës. Presim nga brumi një rrip prej 2 cm dhe e shtrojmë në fundin e tavës.
8
Hedhim mbushjen e byrekut mbi shtresën e brumit të hapur në tavë dhe e lëmë të qetësohet.
9
Për të përgatitur pjesën e sipërme të byrekut (kapakun), e hapim pjesën e mbetur të brumit në mënyrë që të jetë pak më e madhe sesa tava (nëse tava është e rrumbullakët iu ndihmon më shumë).
10
E vendosim shtresën e brumit mbi mbushjen dhe shtypim pjesët anësore. Heqim pjesët e tepërta që dalin në mënyrë që të jetë estetikisht bukur. Mbështjellim pjesët e tepërta dhe i përdorim për të bërë dekorime.
11
E lyejmë sipërfaqen e brumit me vezë. Edhe pjesët e tepërta që hoqëm i lyejmë me vezë, përgatisim ndonjë dekorim dhe i vendosim mbi byrekun.
12
E pjekim për 35 – 40 minuta, derisa të marrë ngjyrë floriri. Lëreni të ftohet dhe pastaj mund ta shërbeni.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *