Pulë e pjekur me Qepë dhe Kërpudha

Kalorike, Pjata kryesore

Përbërësit
1 pulë
8 kërpudha
2 qepë
1 gotë pana (pana kuzhine ose ndryshe ajkë qumështi)
kripë
arrëmyshk
vaj ulliri

Përgatitja
1
Pastrojeni pulën dhe lyejeni me kripë. Pastroni kërpudhat dhe qepët prejini në copa mesatare.
2
Vendoseni pulën në një tavë. Shtoni rreth saj qepët dhe kërpudhat. Spërkatini me vaj ulliri dhe kripë.
3
Piqeni në furrë në temperaturën 200 gradë Celcius për 35 minuta. Vendoseni pulën në një pjatë.
4
Hidhini qepët dhe kërpudhat e pjekura në një tenxhere të vogël. Shtoni 1 gotë pana kuzhine(ajkë qumështi), pak arrëmyshk (arrë moskat) dhe piper. Përziejini mirë dhe gatuajini për pak minuta. Bëjini krem me një frulator.
5
Vendosni një racion mish pule në një pjatë për servirje. Shërbejeni me salcën me qepë dhe kërpudha.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *