Krepa me Reçel

Embelsira, Gliko (recel), Te shpejta

Përbërësit

125 gr miell
250 ml qumësht
2 vezë
1/3 lugë kafe sheqer
1/3 lugë kafe kripë

Përgatitja

1
Në një enë përzihen mirë të gjithë përbërësit. Duhet pasur kujdes që të mos formojnë kokrriza ose topa të vogla ku mblidhet mielli.
2
Gjatë përzierjes është mirë që të përdoret luga e drurit, që nëse formohen kokrra, mund t’i shtypësh anëve të tasit me kurrizin e lugës.
3
Vini në zjarr një tigan të posaçëm për krepa dhe kur të jetë nxehur mirë hidhni një garuzhde me brumë krepash. Pas 2 minutash kthejeni krepin dhe piqeni për kaq kohë në anën tjetër
4
Krepat shoqërohen me reçel. Nëse dëshironi mund ti shoqëroni me arra, mjaltë ose me djathë.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *