Gliko Portokalli

Gliko (recel)

Përbërësit

5 kokrra portokall
1 kg sheqer
500 ml ujë
1 kokerr limon

Përgatitja

1
Si fillim, qëroni mirë portokajtë, duke ia pastruar edhe pjesën e bardhë që mbetet dhe më pas i prisni në feta të holla
2
Futini portokajtë në ujë dhe vendosini të ziejnë. Pasi uji arrin pikën e vlimit dhe portokalli ka arritur proçesin e tij termik, i nxirrni dhe i vendosni në një enë me ujë të ftohtë.
3
Pasi portokalli ftohet, në një enë tjetër hidhni 150 ml ujë dhe i shtoni 300 gr sheqer. Pasi bëni bashkimin e këtyre përbërësve, i vendosni në zjarr të lehtë deri sa të fillojë të trashet pak lëngu.
4
Pas këtij procesi, hidhni portokajtë dhe lerini në zjarr të ulët për 10 minuta.
5
Pas 10 minutave e hiqni enën nga zjarri. Lereni për 30 minuta deri sa masa që ndodhet në enë të ftohet plotësisht.
6
Më pas e vendosni enën sërish në zjarr të ulët për 10 minuta të tjera dhe hiqeni sërish e lereni të ftohet.
7
Këtë proces do e bëni 3-4 herë, deri sa lëngu i glikosë të jetë i trashë.
8
Pas përfundimit të gatimit, shërbejeni glikonë për familjarët tuaj.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *