Mish i skuqur me Arra dhe Verë të kuqe

Kalorike, Pjata kryesore
Përbërësit
  • 300 gr mish gici (i prerë në kubikë)
  • 1 filxhan çaji miell
  • 50 gr gjalpë
  • kripë
  • piper
  • 50 gr arra (të qëruara)
  • erëza
  • 100 ml verë e kuqe
  • portokall
Përgatitja
1
Në një tas me miell shtojmë mishin e prerë në kubikë. E lyejmë mishin me miell, në një tigan shtojmë gjalpin dhe hedhim mishin në tigan të skuqet.
2
Kthejeni mishin nga të dyja anët, shtoni kripë, piper, arrat e grira, erëzën . E shuajmë me verë të kuqe dhe i lëmë të skuqen për disa minuta.
3
Grijmë portokallin rrathë rrathë pa e hequr lëkurën dhe ia shtojmë sipër mishit. E lemë të skuqet për 3 minuta dhe më pas e heqim.
4
Në një pjatë hedhim mishin së bashku me portokallin arrat dhe lëngun. Shërbehet e ngrohtë. Ju bëftë mirë.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *