Lulelakër me Xhenxhefil

Perime, Pjata kryesore, Vegjetariane
Përbërësit
  • 600 gr lulelakër
  • 200 gr lëng perimesh
  • 100 gr pana
  • 50 gr verë e bardhë
  • 15 gr miell
  • qepujkë
  • 1 lugë gjelle pluhur xhenxhefili
  • gjalpë
  • djathë Grana Padano (i grirë)
  • uthull
  • kripë
Përgatitja
1
Zieni lulelakrën në ujë të kripur, dhe shtoni 1 lugë gjelle uthull. Kullojini pas 3-4 minutash, le të jenë krokante akoma. Lërini të ftohen.
2
Skuqni qepujkën në një tigan me pak gjalpë, shtoni gotën e verës dhe lëreni të avullojë pak dhe shtoni pak lëng perimesh. Vendoseni të ziejë edhe për pak dhe hidhni më pas panën. Shtoni 20 gr gjalpë të shkrirë të përzierë me miellin, ndërkohë që zien salca në tigan. Përziejeni shpejt që të mos bëhet kokrra.
3
Shtoni edhe xhenxhefilin dhe ziejeni edhe për 5-6 minuta.
4
Rregulloni shijen me kripë dhe hidhni edhe 2 lugë gjelle me djathë grana të grirë.
5
Vendosini lulelakrën në një tepsi të lyer me pak gjalpë dhe shtoni edhe lëtë lëng sipër, hidhni edhe djathë grana sipër dhe pak gjalpë. Piqeni në 250 °C, derisa të marrin një ngjyrë të artë.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *