Akullore me Çokollatë

Akullore

Përbërësit
100 gr çokollatë
120 gr sheqer
6 kokërr vezë (të verdhat)
750 ml qumësht

Përgatitja
1
Fillimisht ziejmë qumështin.
2
Në një tas tresim në banjomari çokollatën e grimcuar me disa lugë qumësht të nxehtë dhe pastaj hedhim kremin e përftuar në qumështin e mbetur.
3
Në një tas tjetër rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin derisa të përftohet një masë e bardhë dhe e fryrë.
4
Më pas e hollojmë me qumështi çokollatën e shkrirë duke e hedhur ngadalë. E vendosim në zjarr në flakë të ulët dhe duke e përzierë, e lëmë që kremi të trashet por pa arritur të ziejë.
5
E filtrojmë kremin nëpërmjet një kullese, e hedhim në një enë dhe e lëmë të ftohet duke e përzier herë pas here. E vendosim në makinën e akullores dhe e heqim pas 20 minutash.
6
Akullorja është gati.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *